Takimi i parë me Këshilin Drejtues të Projektit QAINT

25/06/2019

Takimi i parë me Këshilin Drejtues të Projektit QAINT

Takimi i parë i konzorciumit (KEC-ORCA-ZSI) me anëtarët e propozuar të Këshillit Drejtues të Projektit QAINT u mbajt me datë 25 qershor, 2019 dhe me këtë rast u vendos që Këshilli zyrtarisht ta vazhdojë punën në këtë përbërje:

  • ADA: Dr. Gunther Zimmer, Këshilltar & Shef i Zyrës së Vendit
  • MASHT: Fadile Dyla (Drejtoreshë e Departamentit për Integrime Evropiane, Koordinim të Politikave dhe çështje Ligjore)
  • AKA: Dr. Vjollca Krasniqi (Anëtare e Këshillit Shtetëror të Cilësisë)
  • UP: Dr. Dashamir Berxulli (Prorektor për Marrëdhënie Ndërkombëtare)

 

Këshilli Drejtues do të ketë rol udhëzues në kuadër të projektit QAINT dhe do ta ndihmojë mbarvajtjen e aktiviteteve të projektit duke ofruar këshilla dhe sugjerimeve, të mbështetura në politikat dhe në klimën aktuale institucionale, për veprimet që tashmë janë realizuar ose do të realizohen në të ardhmen në kuadër të projektit QAINT. Këshilli Drejtues do të mbajë takime të rregullta së paku një herë në gjatë muaj gjatë kohëzgjatjes së projektit.