Projekti “Cilësi, llogaridhënie, integritet dhe transparencë në arsimin e lartë – QAINT” financohet nga Agjencia Austriake për Zhvillim (ang. ADA) dhe ka për synim ta bashkërendojë sistemin e arsimit të lartë në Kosovë me standardet ndërkombëtare të cilësisë, transparencës, integritetit dhe llogaridhënies. Ndikimi afatgjatë i këtij projekti është përmirësimi i cilësisë dhe aftësisë konkurruese të sektorit të arsimit të lartë me qëllim që t’i kontribuojë zhvillimit shoqëror dhe ekonomik të vendit.

Projekti i vë në shënjestër këto grupe:

Projekti i ka këto katër pikësynime:

Pikësynimi 1

Kapaciteti i ngritur i AKA për t’i monitoruar ofruesit e arsimit të lartë dhe këshillimi i  MAShT mbi rezultatet e vlerësimit të cilësisë, si dhe përmirësimi i kredibilitetit të procesit të akreditimit.

Pikësynimi 2

Përmirësimi i transparencës, integritetit dhe llogaridhënies në sektorin e arsimit të lartë.

Pikësynimi 3

Përmirësimi i legjislacionit (rregulloreve, procedurave dhe praktikave) lidhur me çështjet akademike në arsimin  e lartë.

Pikësynimi 4

Përmirësimi i kapacitetit të stafit të ri akademik (asistentëve/teve të rinj/reja dhe/ ose atyre që i kanë përfunduar studimet e doktoratës) për të ushtruar mësimdhënie të mbështetur në punë hulumtuese.