Faza fillestare

01/04/2019

Faza fillestare

Në kuadër të aktiviteteve të fazës fillestare të projektit “Cilësi, llogaridhënie, integritet dhe transparencë në arsimin e lartë (QAINT)”, që financohet nga Agjencia Austriake për Zhvillim (ADA) dhe i cili zyrtarisht ka filluar me datë 1 prill, 2019, janë realizuar takime të ndara me përfaqësues të institucioneve publike të arsimit të lartë, si dhe me zyrtarë të Ministrisë së Arsmit, Shkencës dhe Teknologjisë dhe të Agjencisë së Kosovës për Akreditim. Këto takime kanë pasur për qëllim vendosjen e kontakteve të para për bashkëpunim me këto institucione të arsimit të lartë dhe për t’i njoftuar ato me aktivitet që pritet të ndërmerren në kuadër të projektit QAINT.