Organizata për Rritjen e Cilësisë në Arsim – ORCA, si pjesë e konzorciumit zbatues të projektit “Cilësi, llogaridhënie, integritet dhe transparencë në arsimin e lartë (QAINT),” e ka dizajnuar një skemë të granteve për organizatat studentore dhe grupet studentore joformale, e cila ka për qëllim që përmes konkursit të hapur për projekt propozime konkrete ta gjallërojë aktivizmin studentorë në të mirë të përmirësimit të transparencës, llogaridhënies dhe integritetit akademik në institucionet publike të arsimit të lartë në Kosovë. Kjo skemë e granteve parasheh që përfitues të një projekti të caktuar të jenë studentët, stafi akademik, fakultetet, departamentet, qendrat apo institutet e universteteve publike.
Thirrja për ciklin e parë të aplikimit për këto grante nga ORCA, e cila ka qenë e hapur prej 13 gusht, 2013 – 11 shtator, 2019, ka zgjuar intersim të madh veçanërisht te grupet studentore joformale. ORCA ka pranuar shumë projekt propozime interesante, të cilat do të shqyrtohen me hollësi, në përputhshmëri me kriteret e paraqitura në konkurs, për t’i përzgjedhur përfituesit më të susksesshëm.