Ceremonia e fillimit zyrtar të projektit QAINT

12/07/2019

Ceremonia e fillimit zyrtar të projektit QAINT

Më datë 12 korrik, 2019 përfaqësuesit e konzorciumit të projektit QAINT organizuan pritje solemne me rastin e fillimit zyrtar të projektit me përfaqësues të Agjencisë Austriake për Zhvillim (ADA), Ambasadës së Austrisë, Ministrisë së Arsmit, Shkencës dhe Teknologjisë (MAShT), Agjencisë së Kosovës për Akreditim (AKA), organizatave të tjera bashkëpunëtore, kolegë, miq dhe personalitete të tjera të shquara, që angazhohen për arsim të lartë cilësor dhe transparent për të mirë të të rinjve dhe të vendit tonë.

Në kuadër të këtij solemniteti u shfaq një video prezantim, i cili në pika të shkurtra i shpalosi aspektet dhe pikësynimet kryesore të projektit QAINT, si dhe u mbajtën fjalë rasti nga Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, z. Shyqyri Bytyqi, dhe Ambasadori i Republikës së Austrisë, Sh.T. z. Gernot Pfandler, të cilët e theksuan kontributin e madh të qeverisë austriake për arsimin e lartë në Kosovë në njëzet vitet e fundit si dhe nevojën për angazhim të mëtejmë të përbashkët institucional dhe shoqëror për një sistem të arsimit të lartë që vepron në përputhshmëri të plotë me standardet ndërkombëtare.