Projekti QAINT ka punuar së bashku me menaxhmentin, stafin akademik dhe palët tjera të interesit në hartimin e Planit Strategjik 2020-2024 për UHZ. Projekti QAINT do ta vazhdojë mbështetjen në implementimin e strategjisë, si dhe do të mbështesë edhe universitetet tjera publike në drejtim të rritjes së cilësisë, transparencës, integritetit dhe transparencës në arsimin e lartë.
Projekti QAINT financohet nga Agjencia Austriake për Zhvillim (ang. ADA), me kontribut të Ministrisë së Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë (MAShT) dhe zbatohet nga konzorciumi KEC, ORCA dhe ZSI.