Në vazhdën e bashkëpunimit të projektit “Cilësi, llogaridhënie, integritet dhe transparencë në arsimin e lartë (QAINT)” me universitetet publike në Kosovë për përmbushjen e nevojave drejt zhvillimit dhe zbatimit të procedurave dhe praktikave të avancuara akademike të përcaktuara me legjislacionin dhe rregulloret e reja, sot u mbajt pjesa e parë e seminarit treditor me temë: “Diskutim për revista të dyshimta dhe konferenca të diskutueshme” me stafin akademik të Universitetit “Haxhi Zeka” në Pejë. Seminari ka për qëllim ofrimin e një përmbledhjeje të qartë rreth revistave të dyshimta dhe konferencave të diskutueshme, me këshilla e sugjerime për akademikët e rinj se si ata mund t’i shmangin ato. Të pranishmit gjatë diskutimit i ngritën disa çështje që do të shtjellohen në takimet e radhës dhe/ose do të shërbejnë si udhërrëfyes për të gjetur mënyra të tjera të bashkëpunimit në mes të institucioneve të arsimit të lartë në Kosovë dhe projektit QAINT.
Projekti QAINT financohet nga Agjencia Austriake për Zhvillim (ang. ADA), me kontribut të Ministrisë së Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit (MAShTI) dhe zbatohet nga konzorciumi KEC, ORCA dhe ZSI.
Udhëzuesin mund ta shkarkoni këtu: https://qaint.org/diskutim-per-revista-te-dyshimta-dhe-konferenca-te-diskutueshme/