Në kuadër të projektit “Cilësi, llogaridhënie, integritet dhe transparencë në arsim të lartë (QAINT)”, është mbajtur punëtoria për hartimin e skemës së granteve për mësimdhënie të bazuar në punë hulumtuese, ku kanë qenë të pranishëm zyrtarë të Ministrisë së Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë (MAShT), përfaqësues të universiteteve publike dhe të konsorciumit të projektit QAINT.
Projekti QAINT financohet nga Agjencia Austriake për Zhvillim (ADA) me kontribut të MAShT. Skema e granteve për mësimdhënie të bazuar në punë hulumtuese do të financohet dhe do të administrohet nga MAShT. Përmes kësaj skeme do t’u ndahen grante mësimdhënësve të rinj në universitetet publike, të cilët tashmë kanë zbatuar, ose do të zbatojnë në të ardhmen mësimdhënie të bazuar në punë hulumtuese.