Projekti “Cilësi, llogaridhënie, integritet dhe transparencë në arsimin e lartë – QAINT” financohet nga Agjencia Austriake për Zhvillim (ang. ADA) dhe ka për synim ta bashkërendojë sistemin e arsimit të lartë në Kosovë me standardet ndërkombëtare të cilësisë, transparencës, integritetit dhe llogaridhënies. Ndikimi afatgjatë i këtij projekti është përmirësimi i cilësisë dhe aftësisë konkurruese të sektorit të arsimit të lartë me qëllim që t’i kontribuojë zhvillimit shoqëror dhe ekonomik të vendit.
Projekti i vë në shënjestër këto grupe:
- Agjencinë e Kosovës për Akreditim (AKA)
- Ministrinë e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë (MAShT)
- Universitetet publike në Kosovë
- Grupet e studentëve që përfaqësojnë studentë të universiteteve publike në Kosovë
- Stafin e ri akademik në universitetet publike në Kosovë, para së gjithash, asistentët/et dhe stafin akademik që i ka përfunduar studimet e doktoratës.
Projekti i ka këto katër pikësynime:
Pikësynimi 1
Kapaciteti i ngritur i AKA për t’i monitoruar ofruesit e arsimit të lartë dhe këshillimi i MAShT mbi rezultatet e vlerësimit të cilësisë, si dhe përmirësimi i kredibilitetit të procesit të akreditimit.
Pikësynimi 2
Përmirësimi i transparencës, integritetit dhe llogaridhënies në sektorin e arsimit të lartë.
Pikësynimi 3
Përmirësimi i legjislacionit (rregulloreve, procedurave dhe praktikave) lidhur me çështjet akademike në arsimin e lartë.
Pikësynimi 4
Përmirësimi i kapacitetit të stafit të ri akademik (asistentëve/teve të rinj/reja dhe/ ose atyre që i kanë përfunduar studimet e doktoratës) për të ushtruar mësimdhënie të mbështetur në punë hulumtuese.