Gjatë muajit nëntor 2020, Projekti QAINT ka publikuar tre raporte mbi aktivitetet monitoruese të partnerit të tij të konsorciumit, ORCA, në vitin e dytë të zbatimit të tij:
- Transparenca dhe llogaridhënia në universitetet publike të Kosovës – Menaxhimi i financave
Fondet publike përfaqësojnë burimin kryesor financiar të universiteteve publike dhe është e nevojshme që këto institucione të jenë transparente dhe llogaridhënëse për mënyrat se si i menaxhojnë këto fonde. Prandaj, ORCA e ka vazhduar aktivitetin e saj kërkimor-hulumtues dhe ka bërë analiza të shpenzimeve në universitetet publike, me theks të veçantë në ato që kanë të bëjnë me stafin në pozitat drejtuese.
- Transparenca dhe llogaridhënia në universitetet publike të Kosovës – (Mos)informimi i publikut
Transparenca formale është hapi i parë drejt arritjes së transparencës së plotë dhe llogaridhënies së institucioneve publike, të cilat financohen tërësisht nga buxheti i shtetit. Si pjesë e këtij studimi, ORCA i ka monitoruar 7 universitete publike për dokumentet dhe informatat që ata i bëjnë publike përmes faqeve të tyre të internetit (gjithsej 27 dokumente dhe informata që janë përcaktuar si standardi minimal për të siguruar transparencën e funksionimit të këtyre institucioneve).
- NARIC Kosova Raporti i Monitorimit
Problemet që kanë penguar procesin e njohjes së diplomave të marra jashtë vendit ka qenë temë e debatit të vazhdueshëm dhe arsyeja që ORCA e ka vazhduar monitorimin e Qendrës Kombëtare për Njohje Akademike dhe Informim (NARIC) Kosova, posaçërisht të takimeve të Këshillit Shtetëror të Njohjes (SCR) brenda kësaj qendre. Ky raport është rezultat i monitorimit të kryer në SCR midis janarit 2020 dhe tetorit 2020.
Për më shumë informata rreth publikimeve, ju lutem vizitoni https://qaint.org/publikimet/